Forcat izraelite rrënuan dy shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2022 20:00

Forcat izraelite rrënuan dy shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar

Forcat e Izraelit rrënuan dy shtëpi palestineze me arsyetimin se ato ishin ndërtuar pa leje në lindje të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite bastisën fshatin Ed-Duyuk et-Tahta, që ndodhet në perëndim të Xherikos.

Në bastisje u rrënuan dy shtëpi të palestinezëve dhe disa mure të tyre me arsyetimin se ishin pa leje.

Njoftohet se një nga shtëpitë e shkatërruara nga forcat izraelite i përkiste një familjeje palestineze prej tetë anëtarësh, kurse shtëpia tjetër një çifti të sapomartuar.

Në kuadrin e “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar midis Palestinës dhe Izraelit në vitin 1995, Bregu Perëndimor i pushtuar u nda në zonat A, B dhe C.

Administrimi i “zonës A”, që mbulon 18 për qind, iu transferua Palestinës në aspektin administrativ dhe të sigurisë, udhëheqja administrative e “Zonës B” prej 21 për qind iu transferua Palestinës dhe siguria e saj Izraelit, ndërsa “zona C”, që mbulon 61 për qind, iu la Izraelit në aspektin e administrimit dhe sigurisë.

Izraeli rrënon shtëpitë palestineze me arsyetimin se ato janë “pa leje” në zonën “C”, e cila përbën pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2022 20:00

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare