Ford Mondeo nuk ka “vdekur”, gjenerata e re më 2021

Ford Mondeo nuk ka “vdekur”, gjenerata e re më 2021

Edhe pse është spekuluar se Ford mund të heqë plotësisht këtë model, duket se Mondeo i ri tashmë është në punë.

Me vetëm 30,782 njësi të shitura në nëntë muajt e parë të vitit 2019, Ford Mondeo nuk mund të mburret se po përballet mirë me konkurrencën në segmentin e makinave “D” në Evropë.

Për krahasim, drejtuesi në këtë klasë të automjeteve, VW Passat, dërgoi 90.621 vetura në Kontinentin e Vjetër gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa Skoda Superb  renditet e dyta me 51.734 konsumatorë. Mondeo përfundoi i pesti në klasë, para Peugeot 508.

Megjithatë, sipas revistës Autocar, kjo mund të ndryshojë me gjeneratën e re të Mondeo, i cili do të arrijë në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Autocar referohet në një dokument të brendshëm të dalë nga filiali evropian Ford, i cili përmend etiketën Mondeo CD542 midis modeleve 2022. Përndryshe, etiketa “CD542” ishte përdorur më parë për pasardhësin e Ford Fusion (versioni amerikan i Mondeo aktual), prej të cilit Ford ndërkohë ka hequr dorë.

Besohet se pasardhësi i Mondeo aktual evropian do të përdorë platformën mekanike modulare C2, mbi të cilën bazohet Focus i ri.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 23 Janar, 2020 22:46

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.