Formohet Këshilli për koordinim të aktiviteteve RMV – NATO!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 19:25

Formohet Këshilli për koordinim të aktiviteteve RMV – NATO!

Duke marrë parasysh sfidat për sigurinë dhe stabilitetin me të cilët përballemi si pjesë e komunitetit euroatlantik, formimi I këtij Këshilli përforcon rezistencën e vendit dhe do të ndihmojë në paraqitjet tona të koordinuara si institucione kur është në pyetje siguria në kuptimin më të gjerë të punës së NATO-s, ka deklaruar Kryeministri Talat Xhaferi, gjatë seancës inauguruese për formimin e Këshillit për aktivitete të NATO-s.

“Si Pjesë të aleancës më të fuqishme mbrojtëse në botë punojmë për sigurinë e qytetarëve dhe aleatëve tanë përmes zbatimit të politikave të mbrojtjes, investojmë në planet e dakorduara gjithëpërfshirëse nga koha e luftës së ftohtë të dizajnuara për përgjigje adekuate dhe kundërshtimin e dy kërcënimeve për Aleancën – Rusinë dhe terrorizmin” – tha Talat Xhaferi.

Sipas Ambasadorit britanik, Metju Loson, kjo strukturë është e rëndësishme për koordinimin e punës midis institucioneve dhe rolin e RMV-së si anëtare e NATO-s.

“Do t`ju ndihmojmë të vendosni koordinimin qytetaro-ushtarak që do të funksionojë edhe në kuafër të MPJ-së dhe jemi në pritje të zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe me Ministritë kyçe. Si shtete do të përballemi me shumë sfida dhe vetëm bashkë mund të përballemi me këto sfida” – tha Metju Loson, ambasador.

Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, potencoi se në prag të shënimit të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s këtë vit, do të jetë samiti historik në Uashington ku vendi duhet të jetë I përgatitur dhe për këtë shkak, sic tha, duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në sjelljen e vendimeve të NATO-s.

“Jo vetëm që NATO-ja është e rëndësishme për ne, kuptohet edhe ne jemi të rëndësishëm për NATO-n dhe vlerësoj se ky koordinim për marrjen e të gjitha vendimeve së bashku nën udhëheqjen e Kryeministrit, me të gjitha ministritë, institucionet do të jep cilësi në vendimet, inkluzivitet dhe kredibilitet për vendin ndaj partnerëve” – tha Bujar Osmani.

Ministri Osmani ka nënvizuar se nuk duhet të nënvlerësohet rreziku përkundër anëtarësimit të vendit në NATO, duke përmendur me këtë rast situatën në Bosnjë e Hercegovinë, rasportet Kosovë – Serbi, nacionalizmin në rritje në vendin tonë dhe dilemat rreth përcaktimit strategjik. /tvklan.mk/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 7 Shkurt, 2024 19:25

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare