Formohet Komisioni për gazin natyror
Qeveria solli vendim për formimin e Komisionit që do të zbatojë vendosjen e partneritetit privat-publik për ndërtimin e sistemit të ri të gazit natyror në të gjithë vendin.
“Komisioni është i përbërë prej 14 anëtarëve, ka përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, këshilltarë të Kabinetit të kryetarit të Qeverisë, përfaqësues të kabinetit të zëvendëskryeministrit Angjushev, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, anëtarë të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe anëtarë të resurseve energjetike nacionale. Të gjitha institucionet të cilat janë përfshirë në punën e këtij institucioni janë pjesë e këtij komisioni të punës”,- deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë, Boshnjakovski.