Formohet qeveria teknike në Greqi deri në zgjedhjet e ardhshme

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:56

Formohet qeveria teknike në Greqi deri në zgjedhjet e ardhshme

Ioannis Sarmas, presidenti i Gjykatës së Auditimit në Greqi u emërua si kryeministër i përkohshëm deri në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pak para orës 18:30 të së enjtes u bë e ditur dhe përbërja e qeverisë së re, ndërsa Sarmas shkoi në Megaros Maximos për të marrë detyrën nga Kyriakos Mitsotakis.

Ky i fundit e priti në shkallët e godinës pasardhësin e tij të përkohshëm i cili pas betimit u shoqërua në kryeministri.

Mitsotakis tha se i ka dorëzuar një dosje voluminoze blu e cila përmban të gjitha informacionet e nevojshme për të kryer detyrën dhe për t’u informuar për çështjet aktuale dhe detyrimet e brendshme dhe ndërkombëtare.

Politika vendase nuk arriti të binte dakord për formimin e një qeverie koalicioni, pas zgjedhjeve të së dielës. Ioannis Sarmas për plot 36 vjet ka shërbyer ne sistemin gjyqësor, si në Këshillin e Shtetit ashtu edhe në Gjykatën e Auditimit.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Maj, 2023 19:56

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare