Forumi ekonomik botëror: Maqedonia ndër më të mirët në ruajtjen e inflacionit të qëndrueshëm

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 25, 2019 21:14

Forumi ekonomik botëror: Maqedonia ndër më të mirët në ruajtjen e inflacionit të qëndrueshëm

Sipas suksesit në ruajtjen e inflacionit të qëndrueshëm, Maqedonia është ndër më të mirat në botë, përcjell FLAKA.

Kjo, sipas Bankës Popullore, tregon ndër të tjera edhe Raportin Global të Konkurrencës për vitin 2019, të cilin e publikoi kohët e fundit Forumi Ekonomik Botëror. Raporti përmban vlerësime për një numër indikatorësh që janë të rëndësishëm për vlerësimin e konkurrencës, dhe inflacioni është njëri prej tyre.

Secili prej treguesve vlerësohet gjithashtu në një shkallë prej 0 deri në 100. Përveç kësaj, për treguesin “inflacioni”, vendit tonë i jepet vlerësimi më i lartë në shkallë – 100 dhe renditet i pari. Në nëntë muajt e parë të këtij viti, inflacioni mesatar vjetor në ekonominë tonë është 1%. FLAKA

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 25, 2019 21:14