Forumi ekonomik botëror në Gjenevë, Zaev: Nuk ka rrugë tjetër, përveç integrimit në BE

Forumi ekonomik botëror në Gjenevë, Zaev: Nuk ka rrugë tjetër, përveç integrimit në BE

Për Maqedoninë e Veriut dhe vendet rajonale nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, ka thënë kryeministri, Zoran Zaev, në forumin ekonomik botëror në Gjenevë.

Përpara të pranishmëve ndërkombëtarë, kreu i qeverisë ka vlerësuar qëndrimin e vendeve të BE-së për të vazhduar me zgjerimin, ndërsa ka theksuar nevojën për vazhdimin e reformave, me qëllim që, sipas tij, Samiti i Zagrebit të na gjejë të kompletuar dhe të marrim datë për negociata.

“Nuk ka rrugë tjetër për Ballkanin Perëndimor përveç rrugës që kemi pritur e që është procesi i integrimit rajonal në BE. Po ashtu nuk ka shtete që janë kundër zgjerimit. Ky është mesazh shumë i rëndësishëm. Ne duhet ta vazhdojmë procesin tonë. 6 muajt e ardhshëm do të jenë shumë të mira për ne, sepse Kroacia do të udhëheq me BE-në dhe do ta kthejë fokusin e rajonit. Patjetër të vazhdojmë me procesin e reformave, me qëllim që në samitin e radhës në Zagreb, të marrim vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Përkrahje për procesin eurointegrues për RMV-në ka siguruar edhe ministri grek, Nikos Dendias, në takim me ministrin Dimitrov.

Mes tjerash, dy përfaqësuesit nga RMV dhe Greqia kanë biseduar për raportet mes dy vendeve, implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, si dhe për qëndrimin grek pas epilogut të Samitit të tetorit.

Dimitrov ka kërkuar nga Greqia të jetë përkrahëse dhe promotor i integrimit të vendit tonë.

Në margjina të konferencës, Dimitrov është takuar edhe me ministrin spanjoll dhe udhëheqësin e ardhshëm të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në BE, Zhozep Borel, ku ky i fundit ka informuar për ratifikimin e protokollit për vendin tonë në NATO, si dhe për perspektivën evropiane të Ballkanit.

Integrimi i vendit në familjen evropiane ka qenë temë diskutimi e ministrit Dimitrov edhe me këshilltarin e presidentin francez, Kleman Bon.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 19:30

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA