(FOTO) Për 24 orë, në Shkup policia ka gjobitur 51 shoferë për vozitje të shpejtë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 22 Gusht, 2018 09:59

(FOTO) Për 24 orë, në Shkup policia ka gjobitur 51 shoferë për vozitje të shpejtë

Njëmbëdhjetë aksidente janë regjistruar dje në rajonin e SPB-së Shkup, ndërsa në katër prej tyre janë lënduar pesë persona, mes të cilëve  lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor.

Për kalim të shpejtësisë policia  e komunikacionit ka sanksionuar 51 shoferë. Për vozitje  nën ndikim të alkoolit janë përjashtuar dy shoferë, si dhe 17 para se të marrin patentë shoferi, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 10 automjete  të paregjistruara dhe teknikisht të parregulluara.

Për 58 automjete janë caktuar masa  për parkim të paligjshëm, ndërsa “karrotreci” ka larguar 48.

Janë sanksionuar edhe shoferë për kalim në dritë të kuqe dhe vozitje të shpejtë, ndërsa për mospërdorim të helmetës mbrojtëse 11 vozitës të biçikletës me motor, mopedit dhe motoçikletës.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 22 Gusht, 2018 09:59