FOTO REPORTAZH | Gostivari pas fuqizimit të orës policore

Driton Zenku
By Driton Zenku April 10, 2020 20:48

FOTO REPORTAZH | Gostivari pas fuqizimit të orës policore

Gostivarin pas fuqizimit të orës policore ua sjellim përmes fotografive të realizuara nga stafi i Gostivari Sot

Në fotografitë e realizuara në rrugët kryesore të qytetit, në intervalin kohor nga ora 19:15 deri ora 20:15, shihet rrugët e boshatisura dhe qarkullim të automjeteve të Policisë.

Aty këtu, mund të shihej ndonjë qytetar që shkonte apo vinte nga puna, dhe Policia na njoftoi që këto persona po posedojnë leje të posaçme për të lëvizur.

Ndryshe, nga kjo e premte, me dekret qeveritar ora policore fillon nga ora 16 dhe do të zgjas deri të hënën në ora 5 në mëngjes.

Në Maqedoninë e Veriut, me dekret të qeverisë ndalesa e lëvizjes së popullatës filloi sot prej orës 16:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00. Me këtë fillon karantina 61 orëshe për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin.

Gjatë orës policore Inspektorati Shtetëror i Tregut në çdo qytet ka ekipe kujdestare të cilat do të bëjnë kontrollin e marketeve të cilat punojnë dhe nëse kanë leje përkatëse, deklaroi drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski.

“Përveç marketeve të cilat janë caktuar nga Shtabi i Krizave në qytete, të tjerat nuk kanë të drejtë të punojnë edhe nëse hasen duke punuar do të sanksionohen”, theksoi Paunovski.

Paunovski Sqaroi se të gjitha objektet hotelierike për të cilat është bërë procesverbal dhe janë mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, fillimisht janë dorëzuar urdhëresa pagesore për gjobë, dhe nëse nuk paguhen në afatin e caktuar, atëherë dërgohen në gjykatë.

.Çdo komunë ka njoftuar se gjatë orës policore këtë fundjavë do të asistojnë në plotësimin e nevojave të qytetarëve për medikamente shëndetësore. Nga komuna e Çairit njofojnë se bartja e barnave nga barnatoret do të jetë prej orës 10:00 deri në orën 20:00. Disa markete do të punojnë edhe online për qytetarët.

Pas shtatë ditësh qetësi nga pandemia Covid 19 në Gostivar, ditën e sotme janë konfirmuar 2 raste pozitive në qytetin e Gostivarit. Bëhet fjalë për dy punonjës shëndetësorë, rastin e kanë konfirmuar nga Spitali i Gostivarit “Ferid Murad”.

Ora Policore e cila do të zgjas deri të hënën në ora pesë të mëngjesit, ka bërë që të bëhen organizime për furnizimet e nevojshme, njofton Gostivari Sot

Në rast nevoje, për ilaçe të ndryshme, krahas një barnatorje që do të punon gjatë ditës, barnatoret e tjera do të punojnë me thirrje dhe dërgesa deri në shtëpi.

“Do të punojmë me thirrje, do të kryen dërgesa sipas nevojës”, tha për Gostivari Sot Luan Akiku nga zingjiri i barnatoreve “Diti Pharm”, në Gostivar.

Kështu, barnatorja Zegin do të jetë e hapur të shtunën dhe të dielën nga ora 07:30 deri ora 15:00, edhe atë barnatorja që ndodhet në rrugën Major Çede Filipovski, numër 240, përkatësish përballë Spitalit dhe Shtëpisë së Shëndetit.

Gjatë orës policore Inspektorati Shtetëror i Tregut në çdo qytet ka ekipe kujdestare të cilat do të bëjnë kontrollin e marketeve të cilat punojnë dhe nëse kanë leje përkatëse. Në Gostivar, me leje është pajisur qendra tregtare ETC – Elkos, transmeton Gostivari Sot

 “Me qëllim për përmbushjen e nevojave elementare të qytetarëve të Gostivarit dhe rrethinës të cilët për shkak masave shtesë nga qeveria kanë kufizim në lëvizje. ETC Elkos Gostivar ka parashikuar opcione shtesë për porosi të artikujve deri në shtëpitë tuaja, të njejtat mund te kryhen çdo fundjavë. Sasia minimale për porosi do të jetë 500den. Dhe për të njëjtin shërbim transporti do te jetë Falas”, njoftuan nga ETC – Elkos në Gostivar, përcjell Gostivari Sot

Dërgetat do të mund të realizohen të t shtunën dhe të dielën në intervalin kohor nga ora 08:00-20:00.
 
Porositë mund të bëhen në numrat e telefonit:
071/240-027
071/240-804

Pagesa do të bëhet kesh pas pranimit të porosive ku do të jetë i bashkangjitur edhe kuponi fiskal.
 
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, sot njoftoi që përveç marketeve të cilat janë caktuar nga Shtabi i Krizave në qytete, të tjerat nuk kanë të drejtë të punojnë edhe nëse hasen duke punuar do të sanksionohen”, theksoi Paunovski. Gostivari Sot  

Në kohën e orës policore, e që do të zgjasë deri të hënën në ora pesë të mëngjesit,  Shoqata per persona me nevoja te posacme “Bashkarisht Mundemi” ka ndërmarrë aksionin për të dalur në ndihmë të fëmijëve dhe personat me aftësi të kufizuara, njofton Gostivari Sot

“Të ndetuar antarë të shoqatës, me qenë se këtë fundjavë ora policore fiilon nga sot ora 16 deri ditën e hënë në 05 dhe ne si shoqatë kemi lejen e qarullimit për të lëvizur dhe në orë policore, por qëllimi i lejes është për raste urgjente të antarëve të Shoqata per persona me nevoja te posacme ” Bashkarisht Mundemi ” (fêmijë dhe personat me aftësi të kufizuara) për Komunë e Gostivarit, Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushë”, njofton për Gostivari Sot, drejtuesi Shpendi Salija.

“I lusim të gjithë familjarë e këtyre fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar të cilët kanë ndonjë rast urgjent të lajmërohen në numrin e tel. 078427881 edhe në kohën e orës policore. Rast urgjent do të thotë: rast sëmundje për dërgim në spital, barna për fëmijët dhe personat me aftësi ndryshe, produkte ushqimore për familjet e këtyre personave dhe fëmijëve me aftësi ndryshe”, njoftoi ai, duke shtuar që të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga shoqata.
 
Ai njofton që aksioni nuk do të vleje për gjëra luksoze.
 
“Do ti respektojmë gjitha rekomandimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për masat mbrojtëse gjat dhënies së ndihmës apo shpërndajes e produkteve ushqimore dhe gjërat e lartëpërmendura”, përfundon Salija. Gostivari Sot 
Driton Zenku
By Driton Zenku April 10, 2020 20:48