FOTO REPORTAZH | Në terren bashkë me Policinë për të ndjekur orën policore në Gostivar

FOTO REPORTAZH | Në terren bashkë me Policinë për të ndjekur orën policore në Gostivar

Si duket qyteti i Gostivarit në orët e vona gjersa zgjat ora policore ? Si funksionon Policia për të zbatuar orën policore si masë e ndalesës së lëvizjes ? Sa respektohet ora policore nga qytetarët e Gostivarit ? Këto përgjigje i prezantojmë në foto repoetazhin që u realizua sonte në qytetin e Gostivarit. 

Deirsa gazetari i Gostivari Sot ishte në terren (Ora 23:30), për 3 orë e gjysëm Policia ndaloi tre automjete që qarkullonin rrugës.

Që të gjithë drejtuesit e automjeteve posedon leje qarkullimi, për atë, Policia pasi i kontrolloi i la të lirë.

Në bisedë me policët që takuam, ata shprehin bindjen që ora policore kryesisht zbatohet në Gostivar dhe rrethinë.

Nga data 22 Mars kur dhe hyri në fuqi ora policore dhe deri më sonte në Gostivar të njëjtën masë me dekret qeveritar nuk e kanë respektuar gjithsej 24 qytetarë.

Ndryshe, në qytetin e Gostivarit dhe Çegran, funksionojnë tetë pika kontrolli. Njëra nga ata është vendosur në Çegran si lokaliteti më i madh në komunën e Gostivarit.

Krahas pikave kontrolluese, janë edhe katër ekipe mobile në terren që po kryejnë patrullime të vazhdueshme.

Ekipet mobilile, po shoqërohen edhe nga pjesëtarët e njësisë speciale. Gostivari Sot

  

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli 31 Mars, 2020 23:57

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.