FOTO REPORTAZH | Ora policore, në Gostivar respektohet me përpikmëri

FOTO REPORTAZH | Ora policore, në Gostivar respektohet me përpikmëri

Në qyytetin e Gostivarit, ora policore duket që po zbatohet me përpikmëri. Një ekip i portalit Gostivari Sot vizitoi qytetin pikërisht në fillim të orës policore. 

Sa respektohet ora policore nga qytetarët e Gostivarit ? Këto përgjigje i prezantojmë në foto repoetazhin që u realizua sonte në qytetin e Gostivarit.

Siç mund të shihet në fotografitë e realizuara nga ekipi ynë, rrugëve të qytetit mund të haseshin patrullat policore, ekipe të EVN dhe punonjësit e Ndërmarrjes Publike.

Në qendër të qytetit, gjallesat e vetme ishin vetëm shpenzët.

Edhe në rrugët e tjera, mund të vëreheshin qentë pa strehë.

Në bisedë me policët që takuam, ata shprehin bindjen që ora policore kryesisht zbatohet në Gostivar dhe rrethinë.

Ndryshe, në qytetin e Gostivarit dhe Çegran, funksionojnë tetë pika kontrolli.

Njëra nga ata është vendosur në Çegran si lokaliteti më i madh në komunën e Gostivarit.

Krahas pikave kontrolluese, janë edhe katër ekipe mobile në terren që po kryejnë patrullime të vazhdueshme.

Ekipet mobilile, po shoqërohen edhe nga pjesëtarët e njësisë speciale. Gostivari Sot 

 

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 5 Prill, 2020 20:56

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.