FR-BDI-në e Forinës do ta drejton studenti i juridikut, Xhemal Idrizi

FR-BDI-në e Forinës do ta drejton studenti i juridikut,  Xhemal Idrizi

Kanë vijuar aktivitetet për përgatitjen e kuvendit zgjedhor të Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, (FR-BDI), në Gostivar.

Kryetari i degës, z. Bashkim Hasani i shoqëruar nga sekretari, z. Ylber Jusifi dhe nënkryetari, z. Sherif Miftari, qëndruan për vizitë në Forinë dhe realizuan takim pune me anëtarët e Forumit Rinor dhe Kryesinë e Këshillit Vendor të këtij vendbanimi.

Në prani të rinistëve të BDI në Forinë, me unanimitet u vendos që nëndegën e Forumit Rinor të Forinës në katër vitet e ardhëshme ta drejton studenti i juridikut, z. Xhemal Idrizi.

Me këtë rast, pasi uroi Kryearin e ri, Hasani u fokusua në rëndësinë e konsolidimit të Forumit Rinor e që duhet të rrumbullakohet me kuvendin zgjedhor që do të mbahet gjatë muajt Shkurt.

Forumi Rinor dhe Rinia, tha Hasani, në BDI kanë rol të rëndësishëm, dhe tashmë është dëshmuar që Rinia është pjesë e pandashme e strukturave partiake, madje duke marrë përgjegjësi dhe detyra të rëndësishme si brenda partisë ashtu edhe në drejtimin e institucioneve.

Hasani njoftoi që aktivitetet do të vazhdojnë në çdo Këshill Vendor, dhe se, Forumi Rinor i degës së BDI në Gostivar, nga Kuvendi Zgjedhor i Shkurit do të del më i organizuar se ndonjëherë më parë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Janar, 2020 23:02

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.