Fraksioni po thellon përçarjen në BDI, Ahmeti i prerë!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Prill, 2023 22:44

Fraksioni po thellon përçarjen në BDI, Ahmeti i prerë!

Duam që të potencojmë që mendimi ndryshe për ne paraqet aktin më demokratik të mundshëm, ka shkruar Izet Mexhiti.

“Pas mbledhjes së sotme që mbajti Bashkimi Demokratik për Integrim, duam që me transparencën më të lartë të informojmë gjithë opinionin e gjërë publik që fatkeqsisht konstatojmë se në BDI ekzistojnë standarde të dyfishta, edhe për sa i përket debatit që zhvillohet, por gjithashtu edhe në aspektin organizativ dhe programor. Prandaj sot u shterrën të gjitha mundësitë që ne të debatojmë në mënyrë të sinqertë për problemet reale të cilat në kontinuitet i kemi përseritur.

Sot, duam qe të informojmë se ne do të vazhdojmë me aktivitetin tonë politik në bazë me anëtarësinë e partisë, me ç`rast duam që tju bëjmë thirrje të gjithëve që të na përkrahin në këtë rrugëtim, që të bashkëbisedojmë rreth dallimeve që i imponon ky ekzekutiv që ka uzurpuar organet vendimmarrëse dhe që janë kompetencë e partisë”, shkruan Mexhiti.

Mexhiti ka shtuar se si rezultat i gjithë kësaj situate të krijuar, ju informojmë që nga sot ne do të funkcionojmë si fraksion brenda Bashkimit Demokratik për Integrim dhe do të kemi qëndrimet tona për të gjitha çështjet politike.

E pas mbledhjes së BDI-së në Tetovë, Ali Ahmeti në një deklaratë për media tha se është informuar kryesia e partisë për marrëveshjen Kosovë-Serbi, gjuha shqipe, puna e ekzekutivit dhe zhvillimet tjera në vend. Ku me shumicë votash është votuar raporti.

“Informova kryesinë për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, marrëveshje kjo që është e rëndësishme si për ne si Maqedoni por edhe gjithë rajonin. Pres që kjo marrëveshje të respektohet dhe implementohet nga dy anët.

Pastaj fillova në raportin e ekzekutivit, për punën e ekzekutivit, gjuhën shqipe, infrastrukturën zhvillimet tjera në vend. Komunikimi, bashkëpunimi ekzekutiv, funksionimi i ekzekutivit. Jam i interesuar që partnerët e koalicionit të kenë pasqyrim, bashkëpunim mes vete.

Pastaj u hap çështja për diskutim, pasi u dëgjuan gjitha palët u shterën gjitha diskutimet dhe e hodhëm në votim, pjesëmarrja ishte e të gjithëve 26 kanë votuar për raportin, 6 ishin kundër dhe 3 abstenime dhe këtu përfundoi mbledhja e BDI-së, për mbledhjen e rradhës do shohim sipas nevojave dhe zhvillimeve” – deklaroi Ali Ahmeti.

Në pyetjen rreth Grupit të Zjarrit, Ali Ahmeti tha se BDI respekton vlerat e demokracisë.

“BDI është parti që respekton vlerat dhe demokracionë gjithashtu edhe mendimin kundër, sa i takon fraksionit unë kam pasur një tentim të tillë në kongres por me vota humba, sipas vendimeve të kongresit nuk lejohet të ketë fraksione dhe andaj nuk do vazhdojë kjo por duhet të pritet deri te Kongresi i radhës, çdo veprim ndryshe nga statuti është anarki, anarkia është kundër demokracisë, pra parimi është pakica i bindet shumicës” – deklaroi Ali Ahmeti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Prill, 2023 22:44

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare