Franca i jep fund sezonit futbollistik

Desk
By Desk April 28, 2020 20:25

Franca i jep fund sezonit futbollistik

Franca i ka dhënë fund sezonit futbollistik. Ligue 1 është kampionati i parë nga pesë më të rëndësishmit në Europë që mbyll përfundimisht sezonin edhe pse kjo nuk është bërë publike zyrtarisht nga federata franceze e futbollit.

Ashtu si në të gjithë Europën, edhe kampionati francez u ndërpre në mars, por pavarësisht tentativave për të rifilluar kryeministri i vendit ka vendosur vulën. Sipas news.sky. Edouardo Philippe ka deklaruar para asmblesë kombëtare se ‘sezoni 2019-2020 i sporteve profesionistë, përfshirë futbollin, nuk do të fillojnë para muajit gusht’.

Për këtë arsye futbolli do të fillojë në shtator me sezonin e ri. Për momentin nuk ka asnjë informacion në lidhje se kujt do ti jepet titullit, a do të ketë skuadra që ngjiten apo skuadra që zbresin nga kategoria si dhe kush do të kualifikohet në Kupat e Europës.

Ajo që është e sigurtë është se ky lajm është i destinuar të trondisë futbollin Europian, pasi liga të tjera të fuqishme mund të ndjekin këtë plan. Më hetë edhe kampionati holandez ka vendosur përfundimisht ndërprerjen për këtë sezon, ndërsa edhe Belgjika është në këtë rrugë, pavarësisht se pritet vendimi përfundimtar pas ankimit të disa klubeve.

Desk
By Desk April 28, 2020 20:25