Franca kërkon riekuilibrim të NATO-s

Desk
By Desk 6 Dhjetor, 2019 21:17

Franca kërkon riekuilibrim të NATO-s

Koha kur Evropa mund t’u besojë plotësisht të tjerëve kujdesin e saj të sigurisë ka kaluar, deklaroi sot kreu i diplomacisë franceze, Jean-Yves Le Drian duke u bërë thirrje evropianëve të tregohen më proaktiv brenda një NATO-je të riekuilibruar.

Ai kërkoi një sovranitet të vërtetë evropian në fushën digjitale, në fjalimin e tij të hapjes së një simpoziumi ndërkombëtar të organizuar me rastin e 30-vjetorit të rrëzimit të Perdes së Hekurt, me pjesëmarrjen e homologut çek, Tomas Petricek.

“Shpresoj që me vendet evropiane vullnetare të mund të nisim në vitin 2020 një reflektim mbi sovranitetin digjital evropian”, theksoi ai.

“Ne kemi një vizion të botës digjitale që ne duam, të lirë, të hapur dhe të sigurt”, shtoi ai.

“Katër projekte duhet të ndërmarrim për të ndërtuar sovranitetin digjital të Evropës, dhe për të sjellë një vizion evropian për digjitalizimin dhe të drejtat e njeriut”, theksoi ministri.

“Sovraniteti evropian është mundësia për çdo shtet të mbetet i pavarur në një botë ku rivaliteti i fuqive ndjehet në çdo fushë dhe veçanërisht në fushën digjitale”, theksoi Le Drian./ATSH/

Desk
By Desk 6 Dhjetor, 2019 21:17