Franca merr fitoren e parë në Ligën e Kombeve, mposht Austrinë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 23:14

Franca merr fitoren e parë në Ligën e Kombeve, mposht Austrinë

Kombëtarja franceze ka fituar ndeshjen ndaj Austrisë.

Në pesë ndeshje sa ka zhvilluar deri më tani në edicionin e ri të Ligës së Kombeve Franca nuk di për fitore, por sot mposhti 2:0 Austrinë.

Gjithë takimin ekip më kërkues ishin lojtarët francez, pasi po kërkonin pikët e plota.

Pavarësisht rasteve në 45 minutat e para nuk u shënua asnjë gol.

Por, në pjesën e dytë u realizuan dy, nga ‘Gjelat’.

Fillimisht ishte Kylian Mbappe që shënoi një gol të bukur, në minutën e 56`.

Po rridhte minuta e 65` kur Olivier Giroud dyfishoi epërsinë për francezët.

Në anën tjetër Austria nuk arriti të rrezikojë në portën e kundërshtarit.

Kështu Franca merr fitoren e parë në edicionin e ri në Ligën e Kombeve dhe kanë pesë pikë, në vendin e tretë, kurse Austria ka katër në pozitën e katërt./Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 23:14

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare