Francë, rritet në 24.760 numri i vdekjeve nga COVID-19

Desk
By Desk May 2, 2020 22:17

Francë, rritet në 24.760 numri i vdekjeve nga COVID-19

Raporti i fundit i autoriteteve shëndetësore në Francë tregoi numër më pozitiv në shpërthimin e koronavirusit të ri (COVID-19), me shumë më pak viktima dhe raste të konfirmuara me këtë virus krahasuar me një ditë më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas shifrave të fundit nga Ministria franceze e Shëndetësisë, numri i viktimave në Francë u rrit në 24.760, me vetëm 166 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan 218 vdekje.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në spitale është 15.487, ndërsa në shtëpi pleqsh është 9.273.

Rastet e konfirmuara me COVID-19 po ashtu u rritën në 201.667, me 1.530 raste të konfirmuara në 24 orët e fundit.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Francë janë shëruar mbi 50 mijë pacientë të cilët paraprakisht ishin testuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Numri i pacientëve që po trajtohen në kujdes intensiv ra në 3.827, me një rënie prej 51 pacientëve në 24 orët e fundit.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga ky virus ka tejkaluar shifrën 3.4 milionë, me mbi 1.1 milion të shëruar dhe afër 241 mijë të vdekur.

Desk
By Desk May 2, 2020 22:17