Frankfurti rrëshket në renditje, pëson një tjetër humbje në shtëpi!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:53

Frankfurti rrëshket në renditje, pëson një tjetër humbje në shtëpi!

Viti 2022 ka nisur në mënyrën më të keqe për Eintracht Frankfurt që pësoi një tjetër humbje në shtëpi e dyta radhazi, pasi u mposht nga Arminia Bielefeld në sfidën që hapi javën e 20-të Bundesligas.

2 golat që vendosën ndeshjen në favor të miqëve u realizuan që në pjesën e parë, fillimisht nga Wimmer në minutën e 5-të dhe më pas nga Schopf në të 27-ën i cili dyfishoi shifrat.

Me këtë fitore Arminia iu largua zonës së rrezikut ndërkohë që Frankfurti që në 3 ndeshjet e para të këtij viti ka grumbulluar vetëm 1 pikë, rrëshket edhe shumë në renditje duke iu larguar zonës Champions.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:53

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare