Frika nga atentatet në Francë, ulet me 11 për qind numri i turistëve

Frika nga atentatet në Francë, ulet me 11 për qind numri i turistëve

Të dhënat e fundit që vijnë nga sektori më fitimprurës i vendit tregojnë se, në krahasim me një vit më parë, turizmi ka rënë me 11%.
“Jam pak si e frikësuar gjatë të gjithë kohës, megjithatë po mundohem të shijoj çdo minutë këtu. Por nuk mund ta mohoj që më kalojnë nëpër mend skenat e terrorit”, tha një turiste gjermane.
Franca, për shumë vite ka qenë destinacioni më i vizituar në botë, ndërsa vetëm Parisi priti mbi 32 milionë turistë vitin e kaluar, me një vlerë prej 21 miliardë eurosh për ekonominë. Kryesisht numri i vizitorëve amerikanë dhe japonezë kanë rënë ndjeshëm, ndërsa situata është përkeqësuar edhe nga deklarata e Donald Trumpit, kur tha se “Europa tani është një destinacion i rrezikshëm”.
Megjithatë për shefin ekzekutiv të grupit kërkimor për turizmin “MKG”, gjërat ka shpresë të vijnë drejt përmirësimit.
“Jemi në periudhën para kampionatit europian të futbollit, çfarë do të jetë në favor të sektorit të hotelerisë dhe ne do të përfitojmë prej saj. Është e vërtetë se ne mund të kritikojmë qeverinë, autoritetet lokale, por ka disa përparime shumë pozitive. Unë mendoj se, në aspektin e sigurisë dhe të mbrojtjes, Franca ka treguar se është nën kontroll. Ndaj them se tashmë e gjithë bota e di këtë”, tha Georges Panajotis, shefi ekzekutiv i grupit kërkimor për turizmin “MKG”.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 17, 2016 21:14

REKLAMA