Frika nga koronavirus/ Shtyhet sfida e PSG, ndeshjet do zhvillohen me dyer të mbyllura

Driton Zenku
By Driton Zenku March 7, 2020 13:15

Frika nga koronavirus/ Shtyhet sfida e PSG, ndeshjet do zhvillohen me dyer të mbyllura

Coronavirusi ka mbërritur edhe në Francë. Futbolli Francez shënuar ndeshjen e parë të zhvilluar me dyer të mbyllura për të evituar përhapjen e këtij virusi dhe bëhet fjalë për sfidën e Ligue 2 mes Chambly dhe Le Mans që u mbyll me barazimin 2-2.

Liga Franceze e pranoi këtë vendim të prefektes dhe konfirmoi shtyrjen e kësaj sfide. Aktualisht në Francë janë regjistruar 400 raste me virusin Sars-CoV-2 dhe në Alto Reno është përhapja më e madhe duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat për 15 ditë.

Ndërkaq, gjatë javës u vendos që të mbahet edhe protokolli i sigurisë në futbollin francez. Lojtarët e skuadrave të Ligue 1 dhe Ligue 2 nuk do të shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin përpara fillimit të ndeshjeve, lajm që u konfirmua nga Presidentja e Ligës Franceze të Futbollit, Nathalie Boy de La Tour e cila theksoi se vendimi është marrë në bazë të udhëzimeve të Ministrisë Franceze të Shëndetësisë

Driton Zenku
By Driton Zenku March 7, 2020 13:15