Frikë për Neymar, a rrezikon ylli brazilian Botërorin? Tite flet me bindje

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 10:04

Frikë për Neymar, a rrezikon ylli brazilian Botërorin? Tite flet me bindje

Në mbrëmjen ky sytë e të gjithë botës ishin fokusuar te Neymar, ai që dhuroi show në premierën e Brazilit në Katar ishte Richarlison, autor i një dygolëshi.

Pavarësisht se nuk arriti të linte gjurmë përballë Serbisë, Neymar bëri gjithçka për të ndihmuar ekipin, madje “shtrëngoi dhëmbët” deri në minutën e 79-të, ku një dëmtim në kavilje e detyrojë të “parkonte” në stol.

Pamjet e kaviljes së tij të fryrë bënë xhiron në rrjet duke ngritur shumë pikëpyetje, a rrezikon Neymar Botërorin?

Në lidhje me këtë çështje, trajneri Tite flet me bindje: “Kemi besim, Neymar do të luaj sërish në Katar, Botërori i tij nuk ka përfunduar. Ndjeu dhimbje, por vendosi të qëndroj në fushë për të ndihmuar shokët. Duhet qetësi dhe kohë për të kuptuar më qartë gjendjen e tij, por jam i bindur se Botërori i tij nuk ka përfunduar”, u shpreh Tite.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 10:04

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...