Fruthi, një vajzë 16 vjeçare në rrezik për jetë

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 19:09

Fruthi, një vajzë 16 vjeçare në rrezik për jetë

Një vajzë 16 vjeçare e prekur nga fruthi dhe bronkopneumonia ndodhet e shtrirë në Klinikën për sëmundje infektive dhe është në rrezik për jetë, prandaj ajo aktualisht po mbahet në ventilim mekanik. Po ashtu dy fëmijë dhe dy të rritur janë në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e sëmundjes, informuan nga ai institucion shëndetësor publik.
Nga Klinika potencojnë se në 24 orët e fundit në ambulancë janë kontrolluar katër pacientë, mes të cilëve një foshnjë tetëmuajshe e pavaksinuar nga fshati Shishevë i Shkupit, një foshnjë tjetër katërmuajshe nga Saraji dhe dy të rritur nga Çairi.
Në Klinikë janë hospitalizuar 35 pacientë, prej të cilëve 14 të rritur dhe 21 fëmijë. Po ashtu vazhdon vaksinimi i nxënësve nëpër shkolla. Por, nga 480 nxënës të planifikuar për t’u vaksinuar kundër fruthit gjatë një ditë më parë, vaksinën MRP e kanë pranuar vetëm 25 prej tyre. Gjatë ditës ekipet mjekësore kanë vizituar 12 shkolla për të vaksinuar 455 nxënësit e mbetur.
Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se në fillim të kësaj jave janë hasur 13 raste të reja të personave të prekur nga fruthi, dy prej të cilëve janë mbajtur për trajtim në spital.
Desk
By Desk 23 Prill, 2019 19:09