Fshati që jeton me zambakë

Desk
By Desk May 12, 2020 23:00

Fshati që jeton me zambakë

Më 11 maj, presidenti kinez Xi Jinping bëri një vizitë inspektimi në qytetin Datong të provincës Shanxi të Kinës Veriore për t`u njohur me masat e zbutjes së varfërisë.

Në fshatin Yunzhou dhe Fang Cheng të provincës Shanxi të Kinës Veriore banorët jetojnë me të ardhurat e nxjerra nga kultivimi I zambakut të ditës, një lule që përdoret në kulinari, por edhe në Mjekësinë Tradicionale Kineze.

Yunzhou ka qenë një distrikt i varfër.  Shumë fshatarë gjeneruan të ardhura të mira falë kultivimit të kësaj bime, duke zgjidhur vështirësinë ekonomike. Ndërsa, Fang Cheng është formuar nga bashkimi i dy fshatrave nëpërmjet zhvendosjes së banorëve nga zonat me kushte të ashpra natyrore. Kjo është pjesë e politikës kombëtare të zhdukjes së varfërisë, në Kinë.

Në këtë fshat tani jetojnë 196 familje të zhvendosura, 77 prej të cilave ishin familje të varfra.

Pas formimit të këtij fshati, fermerët me ndihmën qeveritare, janë inkurajuar për të kultivuar bimë ekonomike si zambak të ditës etj.

Desk
By Desk May 12, 2020 23:00