Fshati shqiptar në Kumanovë që jeton në kushte mesjetare

Desk
By Desk December 21, 2019 19:29

Fshati shqiptar në Kumanovë që jeton në kushte mesjetare

Këto janë pamjet e një vendbanimi vetëm 5 kilometra larg qendrës së qytetit në Kumanovë. Banorët e fshatit Llopat jetojnë në kushte mesjetare. Fëmijët shkojnë në shkollë duke shkelur nëpër baltë. Mungon edhe rrjeti i kanalizimit dhe ndriçimi publik.

“I kam katër fëmijë në shkollë. Nga 5 euro t’i blesh këpucë, bëjnë 20 euro. Unë punoj për 10 euro. Ndihmë sociale nuk kam. Rrugën nuk na e ndërtojnë. Kur të ju duhen vota, vijnë dhe i kërkojnë”. “Rruga jonë në mal është më e mirë se kjo këtu. Turp, për Zotin turp. Sikur të mos jemi ne pjesë e këtij shteti. Votat ua kërkojnë? Po votat po, çdoherë. Na gënjejnë. Para dy viteve na than se ua ndërtojmë rrugën madje edhe e asfaltojnë”. Autoritetet këtë vendbanim për herë të fundit e kanë vizituar në fushatë zgjedhore. “Kryetari nuk ka qenë asnjë ditë. Na pyeti a më votoni. U bëmë të gjithë bashkë e votuam ndërsa më pas nuk ka dashur të dëgjojë për ne. Jemi mbi 200 shtëpi këtu”. “Vota vijnë e kërkojnë por askush nuk bën asnjë punë këtu. Gjithmonë në baltë. Ne vetë e bëjmë këtë rrugë këtu, kush me sa mundet”. Banorët shqiptarë thonë se komuna investon në baza etnike. “Verës kundërmon erë kanali. Rruga është e pa shtruar. Kjo është bë për shkak se jemi 100 për qind shqiptar këtu. Të kishte një maqedonas, do të ishte rregulluar me kohë”. Nga Komuna e Kumanovës thonë se pjesa më e madhe e fshatit është asfaltuar dhe se në bazë të mundësive që i ofron buxheti do të shqyrtohet edhe kërkesa e banorëve të fshati Llopat. Këshilltarët e BDI-së thonë se grupet e punës janë duke u munduar që të sigurojnë fonde nga buxheti i ri për asfaltimin e kësaj rruge. Fshati Llopat, Çerkez dhe Rramanli janë tre fshatrat shqiptarë të Kumanovës të cilët i mundësuan fitoren kreut të komunës Maksim Dimitrievski që në raundin e parë zgjedhor./ALsat-M

Desk
By Desk December 21, 2019 19:29