FSSH është obliguar të gjejë zgjidhje për nënat të cilave u përfundon pushimi i lindjes

FSSH është obliguar të gjejë zgjidhje për nënat të cilave u përfundon pushimi i lindjes

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me gjetjen e zgjidhjes për nënat të cilave në këtë periudhë u përfundon pushimi i lindjes tha se sot në mëngjes këtë çështje e kanë diskutuar në Shtabin qendror të cilit i detyrohet Fondi për sigurim shëndetësor që të gjejë zgjidhje.

“Diskutuam për dy zgjidhje të mundshme – nëse mundet në mënyrë teknike të regjistrohen fëmijët në kopshte ose Fondi ta vazhdojë pushimin e lindjes. Më lejoni në pajtim me këtë obligim të përpunohet një zgjidhje përkatëse, besoj deri në fund të javës, por një formë të zgjidhjes me siguri do të ketë, do të mund ose vazhdim të mungesës ose regjistrim në kopsht, por zgjidhje do të gjindet”, theksoi Filipçe.

Shtoi se ekziston mundësi që gjatë ditës së nesërme t’i përfundojnë të gjitha takimet, ndërsa opinioni do të informohet.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 19:30

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.