FSSH me thirrje drejt të siguruarve!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 16:17

FSSH me thirrje drejt të siguruarve!

Fondi për sigurim shëndetësor përmes kumtesës bën thirrje të zbatohet komunikimi primar telefonik dhe elektronik mes të siguruarve dhe enteve shëndetësore, përveç gjatë nevojës së pashtyeshme shëndetësore, të siguruarit t’i respektojnë rekomandimet profesionale të cilat i marrin nga mjekët amë sipas nevojave shëndetësore për ruajtje të shëndetit dhe për mjekim të drejtë dhe të mos kërkohet udhëzim dhe të mos vizitohen specialistët për shkak të vazhdimit të terapisë kronike, sepse të gjitha raportet specialistike, mendimet konsiliare dhe fletë-lëshimet të lëshuara në vitin 2019 do të vlejnë deri në përfundim të masave të përkohshme.

Nga Fondi bëjnë thirrje të siguruarit të mos insistojnë dhe të mos kërkojnë që mjekët amë t’u përshkruajnë barëra me recetë pa indikacione mjekësore (sipas dëshirës së tyre dhe të cilat nuk u nevojiten), t’i respektojnë rekomandimet profesionale farmaceutike të cilat i marrin në barnatore për mënyrat e përdorimit të drejtë të barërave dhe prodhimeve të tjera farmaceutike apo mjekësore të cilat i përdorin, të mos blejnë barëra pa nevojë, përkatësisht të mos krijojnë rezerva të panevojshme të barërave në shtëpitë e tyre dhe të mos i vizitojnë masovisht barnatoret dhe mjekët amë posaçërisht jo në ditët e para të muajit, sepse barëra me recetë në barrë të Fondit ka në sasi të mjaftueshme në qarkullim, miratuar nga Agjencia për barëra dhe mjete mjekësore.

Të sillemi të gjithë me përgjegjësi dhe pa panik, me çka do ta mbrojmë sistemin tonë shëndetësor, e me atë edhe të gjithë ne si qytetarë. Vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të sigurohet mbrojtje më cilësore shëndetësore për të gjithë, theksojnë nga Fondi për sigurim shëndetësor.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 24, 2020 16:17