Ftesa e ministrit Sali, Panovski dhe Markovski refuzojnë të bëhen pjesë e KSN-së

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Janar, 2022 22:46

Ftesa e ministrit Sali, Panovski dhe Markovski refuzojnë të bëhen pjesë e KSN-së

Ironike i duket ftesa publik e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali epidemiologut Nikolla Panovski që ky i fundit të bëhet pjesë e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Siç ka deklaruar Panovski për Kanal 5, dihet se si veprohet në këto raste: bisedohet dhe më pas publikohet.

“Dihet se cila është mënyra për këtë: në fillim bisedohet dhe më pas publikohet. Në Fejsbuk ai mund të shkruajë çfarë të dojë”, tha Panovski, përcjell TV21.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Velo Markovski. Potencon se është joserioze që të ftohen ekspertë nëpërmjet Facebook-ut. Vlerëson se KSN ka rol këshillëdhënës dhe nuk ka ndonjë ndikim.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 30 Janar, 2022 22:46
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.