Fundi i grupeve bezdisëse në WhatsApp, ja si të mos bëheni pjesë e tyre
WhatsApp ka shtuar një opsion të ri që ndalon të tjerët t`ju bëjnë pjesë të grupeve, duke ju dhënë juve mundësinë që të zgjidhni çfarë dëshironi të bëni.
Çdo përdorues do ketë tre opsione, “askush”, “kontaktet e mia”, ose “çdo person”.
Nëse nuk është shfaqur ende, provoni përditësimin e programit. Deri tani, çdo person që ka pasur kontaktet tuaja, kishte mundësinë që t’ju bënte pjesë të grupeve, pa lejen tuaj.
Kjo gjë është konsideruar bezdisëse për disa përdorues, prandaj stafi i WhatsApp ka menduar të sjellë këtë opsion.