Fundjava e dhunës

Desk
By Desk May 20, 2019 21:32

Fundjava e dhunës

Dhunë, rrahje dhe incidente të ndryshme e kanë karakterizuar fundjavën që e lamë pas. Të dhënat zyrtare të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, flasin se gjatë datës 18 dhe 19 maj, në kryeqytet dhe rrethinë janë regjistruar shtatë incidente ku është përdorur dhuna fizike. Raporti policisë së Shkupit i publikuar në buletinin ditor të MPB-së, tregon se një 15 vjeçar, mbrëmjen e së shtunës është sulmuar nga persona të panjohur, shkruan gazeta KOHA. Rastin në polici e ka denoncuar prindi i tij, i cili ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur në shtetitore përgjatë lumit Vardar.

“Djali im së bashku me dy shokët e tij ka qenë duke shetitur. Ai fillimisht është ndaluar nga disa persona të panjohur dhe më pas është sulmuar”, kështu e ka përshkruar ndodhinë prindi i fëmijës së mitur. Viktimë e sulmeve gjatë uikendit të kaluarën ishte edhe një taksi-shofër. Jo rallë herë kjo kategori e pjesëmarrësve në komunikacion janë shënjestër e dhunës fizike dhe maltretimeve të ndryshme. Sic njoftojnë nga SPB-Shkup, ky rast ka ndodhur në lagjen Ilinden, gjegjësisht taksisti nga Shkupi, është sulmuar pas transportit të udhëtarëve deri te kjo lagje.

“Kur personi A.J kishte kërkuar që udhëtarët ta paguajnë shërbimin e bërë ata me shpejtësi kanë dalë nga vetura dhe kanë filluar të ikin. Brenda kohe njëri prej tyre është kthyer dhe e ka sulmuar fizikisht. Pas denoncimit të rastit policia është vënë në kërim të autorëve. Pas pak është arrestuar një 17 vjecar nga fshati Tekija”, thonë nga MPB-ja. Ndryshe, në këtë rast policia ka konstautar se dhunuesi ka bërë prishje të rendit dhe qetësisë publike konformon Ligjit për kundërvajtje. Në orët e para të ditës së shtunë në Stacionin policor në Aerodrom është regjistuar sulmi ndaj një të riu nga fshati Haraçinë. Sipas përshkrimit të policisë i riu nga Haracinë është sulmuar së bashku me tre shokët e tij nga dy persona të panjohur. Nga atje kanë bërë të ditu se janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e autorëve. Dy incidentet tjera në Shkup gjatë fundjavës së kaluar janë regjsitruar në klube të natës. Këto përleshje kanë ndodhur në Parkun e Qytetit dhe në Qendër të Shkupit. Sic njoftojnë nga policia e Shkupit në rastin e parë viktimë ka qenë një qytetar i Kriva Pallankës, i cili mendohet se ka shkaktuar rrëmuje në klubin e natës dhe për këtë arsye ka intervenuar sigurimi i diskotekës. Për të dy rastet policia nuk ka intervistuar asnjë të dyshuar për dhunë. Por,vetëm kanë njoftuar se janë ndërmarrë masat për zbardhjen e rasteve.

Ndërkohë, përleshja më e rëndë, me lëndime të rënda trupore u regjistruar të dielën në mesditë. Zënka kishte ndodhur mes një afaristi të njohur në Shkup dhe një pronari këmbimoreje. I gjithë incidenti kishte ndodhur para syve të qytetarëve. Nga policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë njoftuar se sulmuesi S.Ç është intervistuar. Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i Prokurorisë së Shkupit. Incidentet mes qytetrëve në Shkup gati janë përditshmëri. Përpos atyre ndër etnike, një pjesë e konsiderueshme e zënkave ndodhin edhe në komunikacion, gjegjesisht gjatë tentimeve për të siguruar parking e kështu me radhë. (koha.mk)

Desk
By Desk May 20, 2019 21:32