Fushata presidenciale provë gjenerale për zgjedhje parlamentare
Kandidatët për president dhe udhëheqësit e partisë bëjnë dy fushata. Të parët janë më të moderuar në fjalime, ndërsa fushata e liderëve është më e mprehtë dhe më negative dhe i ngjan një fushate për zgjedhjet parlamentare, përcjell FLAKA.
Sipas analistit politik Petar Arsovski, aktualisht ekzistojnë dy fushata. E para është për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të dielën, dhe tjetra, sipas tij, është një fushatë kushtuar zgjedhjeve parlamentare.
“Kandidatët presidencialë po përpiqen të ndahen nga thelbi i partisë së tyre kryesore, që tregohet nga analiza dhe të bëjë një fushatë më pozitive në një përpjekje për të tërhequr të pavendosurit. Ndryshe nga ata, partitë janë të përqendruara në mobilizimin e thelbit të partisë së tyre dhe demobilizimin e bërthamës së partisë kundërshtare”, thotë Arsovski.
Ai shton se fushata e strukturave të partisë është më e mprehtë dhe më negative, veçanërisht me opozitën, e cila, siç thekson ai, ka qenë e pritshme.
“Unë mendoj se fushata do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë, sepse këto zgjedhje kanë dy qëllime – njëra është zgjedhjet presidenciale dhe e dyta është VMRO-DPMNE, për të konsoliduar thelbin e saj të partisë”, tha Arsovski.
Dhe Xhabir Deralla CIVIL, e cila ndër të tjera monitoron fushatën presidenciale, thotë se në shumë raste fjalori i përdorur është sikurse ai për zgjedhjet parlamentare dhe në disa raste edhe për zgjedhjet lokale.
“Kandidatët presidencialë ndoshta janë të vetëdijshëm për kompetencaat e presidencës apo të presidentit, kështu që ata nuk angazhohen shumë në premtime dhe mbështeten në atë që do të ishte mandati i tyre nëse ata fitojnë atë pozicion, ndërsa udhëheqësit e partive politike që i mbështesin, i lejojnë vetes liri më të madhe të të shprehurit”, tha Deralla.
Pozicionimi i njëjtë ekziston edhe me kandidatin Blerim Reka, i cili mbështetet nga Besa dhe Aleanca për sShqiptarët dhe udhëheqësit e këtyre dy partive sulmojnë pa ndaluar udhëheqësin e BDI Ali Ahmetit, duke e quajtur atë një manipulues me shqiptarët. FLAKA