Futbolli vendor, vazhdim me play off ose ndërprerje të kampionatit?

Desk
By Desk May 22, 2020 21:46

Futbolli vendor, vazhdim me play off ose ndërprerje të kampionatit?

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në “Shtëpinë e Futbollit” zhvilluan takim me përfaqësuesit e klubeve në Ligën e Parë, në të cilin takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Instituti për Shëndet Publik të udhëhequr nga epidemiologu dr. Zharko Karaxhoski.

Pjesa e parë e takimit ishte kushtuar planit, masave dhe procedurave për vazhdimin e procesit të stërvitjeve dhe luajtja e ndeshjeve pa praninë e publikut të përpunuara nga Federata e Futbollit të Maqedonisë me kerkesë nga institiucionet shëndetësore.

Federata e Futbollit të Maqedonisë para përfaqësueseve të klubeve prezantoi tri skenarë të mundshëm për përfundim të sezonit garues 2019/2020.

Skenari i parë është që të luhen katër xhirot e mbetura nga rrethi i tretë dhe pastaj të kalohet në ndeshjet e play off. Tre skuadrat më të mira pas përfundimit të play off do të marrin pjesë në Kupat Europiane të UEFA-së. Ndërkohë plej offi të zhvillohet me katër ekipet e fundit në renditje dhe të ketë rënie nga elita. Skenari i parë përmban edhe zhvillim të Kupës së Maqedonisë së Veriut me një ndeshje gjysmëfinale dhe finale. Fituesi i Kupës do të sigurojë kualifikim në garat europiane të UEFA-së.

Skenari i dytë parasheh të njejtin format me atë të parin, me fazën play off dhe play out, por pa rënie nga kategoria. Dhe skenari i tretë është që të ndërpritet përfundimisht kampionati.

Ekipet do të duhet të përcaktohen për një nga tre skenarët, ndërsa vendimin për kampionatin e Ligës së Parë do ta merr Federata e Futbollit të Maqedonisë. Kujtojmë që Instituti i Shëndetit Publik ka premtuar se do të sigurojë 400 teste për Covid 19 që do të mbulojnë të gjithë futbollistët dhe stafin teknik të dhjetë klubeve, si dhe për personat zyrtarë në ndeshjet e Ligës së Parë.

Desk
By Desk May 22, 2020 21:46