Futbollistët e skuadrave gjermane dakord për shkurtimin e rrogës

Futbollistët e skuadrave gjermane dakord për shkurtimin e rrogës

Futbollistët e Bajern Munihut dhe Borusia Dortmundit kanë rënë dakord që të ulin rrogat për sa kohë nuk do të luhet futboll prej pandemisë “Covid 19”.

“Bild” raporton se lojtarët e Dortmundit ranë dakord që të marrin 80% të rrogës së tyre për sa kohë nuk luhet futboll dhe të njëjtin shembull morën edhe kolegët e tyre nga Munihu.

Shpenzimet e rrogave të Dortmundit janë 140 milionë euro në vit dhe me këtë mekanizëm klubi pritet të kursejë rreth 2.3 milionë euro në muaj. Kjo masë pritet që të ndihmojë të mbahen në punë 850 punonjës të tjerë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 24 Mars, 2020 20:22

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.