Futbollistët mund të kryejnë marrëdhënie por jo…

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 11:52

Futbollistët mund të kryejnë marrëdhënie por jo…

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, deklaroi është i lumtur që futbollistët e tij bëjnë seks përpara një ndeshjeje në Kupën e Botës FIFA 2022 për sa kohë që ata s’bëjnë orgji.

“Është diçka shumë normale. Nuk i jap rëndësi për sa kohë që lojtarët e mi nuk e kthejnë në orgji. Secili me gruan dhe të dashurën ose me kë të dojë.

Është brenda normalitetit. Unë jam dakord që lojtarët të jetojnë jetën e tyre sa më normalisht të jetë e mundur”, tha Enrique gjatë një komunikimi me fansat në Twitch.

“Unë e konsideroj seksin të rëndësishëm dhe si lojtar, sa herë që kam mundur, me gruan time, kam bërë atë që duhet të bëjmë”, shtoi trajneri 52-vjeçar, i cili luajti tre Kupa Bote për Spanjën.

Spanja debutoi në Kupën e Botës në Katar me një fitore 7-0 ndaj Kosta Rikës.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 25 Nëntor, 2022 11:52

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...