G-Eazy bën gjest human për fëmijët në San Francisco

G-Eazy bën gjest human për fëmijët në San Francisco

Në këtë kohë pandemie këngëtari ka ndërmarrë një veprim bujar për fëmijët në San Francisco.

G-Eazy po siguron ushqim falas për fëmijët në San Francisko për një muaj në mes të pandemisë COVID-19, shkruan Daily Mail.

30-vjeçari vendas i Bay Area do të sigurojë ushqim për të rinjtë lokalë në rrezik përmes fondit të tij bamirës ‘Endless summer fund’.

Ai në partneritet me ‘Larkin Street Youth Services’ do të furnizojnë rezervat ushqimore, që t’iu lehtësojnë sigurimin e ushqimit qytetarëve që po e kanë të vështirë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Mars, 2020 22:55

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.