Gabon Arsenali, luftë për Champions League

Redaksia
By Redaksia 7 Prill, 2019 18:06

Gabon Arsenali, luftë për Champions League

Evertoni e ka mposhtur 1-0 Arsenalin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33 në Premierligë, duke ia rrezikuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Jo vetëm për titull kampioni, por në Premierligë po bëhet luftë edhe për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Arsenali ka dështuar në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33, duke u mposhtur 1-0 në udhëtim te Evertoni.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Phil Jagielka në minutën e 10’.

Pas kësaj humbje, Arsenali e mban zonën Champions me 63 pikë, falë golaverazhit më të mirë, duke e lënë Chelsean në pozitën e pestë, kurse Unitedi është në të gjashtin me 61 pikë.

Se luftë e ashpër po bëhet mes 4 skuadrave për dy vende në Champions, e vërteton edhe fakti se dallimi mes vendit të gjashtë (Man United) dhe vendit të tretë (Tottenham), është vetëm tri pikë, që të katërta skuadrat kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluara, çka do të thotë se do të luftojnë edhe për 18 pikë të mbetura këtë edicion në Premierligë.

Redaksia
By Redaksia 7 Prill, 2019 18:06