Galatasaray i heq fitoren  nga “duart” Manchester United, PSV përmbys gjithçka ndaj Sevilla

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 22:13

Galatasaray i heq fitoren  nga “duart” Manchester United, PSV përmbys gjithçka ndaj Sevilla

Galatasaray dhe Manchester United kanë zhvilluar ditën e sotme një ndeshje fantastike në Stamboll, me një sfidë e cila ka mbaruar me rezultatin 3-3.

Të parët që shënuan ishin “djajtë” e Manchesterit, pasi në minutën e 11’ ishte Garnacho i cili zhbllokoi sfidën. Pak minuta më pas United shënon edhe të dytin me një supergol nga Bruno Fernandes në minutën e 18’. Galatasaray u kundërpërgjigj në minutën e 29’ me një eurogol të Ziyech nga goditja e dënimit.Pjesa e dytë foli përsëri anglisht, pasi në minutën e 55’ ishte McTominay i cili trefishoi rezultatin. Dukej sikur gjithçka kishte përfunduar për turqit, por jo. Në minutëne 62’ ishte përsëri Ziyech me një goditje dënimi që çon rezultatin në 2-3. Disa minuta më vonë, Galata rikthen baraspeshën me anë të Akturkoglu. Me këtë rezultat, Galatasaray renditet në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Manchester United në vendin e fundit me 4 pikë, ku tashmë rrezikon gjithçka dhe gjithashtu nuk kanë më çdogjë në dorë për të kaluar grupin, pasi edhe Copenhagen është ende në lojë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Nëntor, 2023 22:13

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare