Gallovej “qorton” Merkon për ndërtime pa leje në Strugë

Gallovej “qorton” Merkon për ndërtime pa leje në Strugë

Ambasadorja britanike në vend, Rejçell Gallovej, në një takim me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, kërkoi që Struga të angazhohet që rajoni përreth Liqenit të Ohrit, ta ruajë statusin e mbrojtur nga UNESCO. Por, Merko e bindi atë që nuk kishte objekte të ndërtuara pa leje në Strugë, por se ato ekzistojnë në Ohër.

Që kur erdha në këtë vend, të gjithë janë shumë krenarë për bukurinë natyrore të statusit që ka lumi Drin, Struga, Ohri dhe statusi nën UNESCO. Sidomos e rëndësishme është të respektoni statusin e UNESCO-s dhe ta mbroni atë”-tha Rejçell Gallovej, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar.

Paraprakisht, nga Ambasada Britanike vizituan Shkollën Fillore, “Braqa Milladinovci” në Strugë, ku realizohet trajnim për mësuesit e rajonit, si pjesë e projektit të Këshillit Britanik, “Shkollat e Shekullit 21”, i cili po zbatohet në të gjithë vendin.

U prezantua gjithashtu edhe programi i qeverisë britanike për studime pasuniversitare një vjeçare ose master në cilin do universitet në Ishulllin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 22, 2019 15:16

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...