Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Ganiu i replikoi Shilegovit në lidhje me financimin e rrethrrotullimit të ri

Ganiu i replikoi Shilegovit në lidhje me financimin e rrethrrotullimit të ri

Redaksia 9 muaj ago

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Petre Shilegov, kryetari i Komunës së Shkupit sot promovoi përfundimin e punimeve në rrethrrotullimin që lidh Komunën e Çairit dhe Butelit. Visar Ganiu, kryetari i Komunës së Çairit sot nuk ishte prezent, por reagimi i tij ndaj financimit të këtij rrethrrotullimit ishte i menjëhershëm, transmeton Portalb.mk.

“I nderuar kryetar i Qytetit, ju përkujtojmë se Komuna e Çairit përmes tatimit dhe taksave të qytetarëve ka mbushur buxhetin e institucionit të cilin ju e përfaqësoni me gjithësej 1.864.901,00 euro në vitin 2018, me 2. 533.409, 00 euro gjatë vitit 2019 dhe deri në maj të këtij viti me rreth 585.015,00 euro. Si na qenka kjo histori e rrëfyer nga ana juaj sot se Komuna e Çairit nuk ka financuar madje dhe habiteni me entuziasmin tonë për rreth-rrotullimin në Çair, i cili projekt edhe pse ishte i paraparë të përfundojë me buxhetin e parë të mandatit tuaj, sot na vie i vonuar pas tre viteve madje dhe ndjeheni krenarë në vonesë dhe i vonuar”, reagoi Ganiu, duke këshilluar Shilegovin të lexon Ligjin për Qytetin e Shkupit.

Ganiu e vlerësoi deklaratën e Shilegovit si të pamatur dhe si një shenjë se jemi afër zgjedhjeve.

“Jemi dëshmitarë të faktit se sa më shumë i afrohemi zgjedhjeve aq më të pamatura bëhen deklaratat e eksponentëve politik. Së fundmi, një deklaratë të tillë e bëri kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov i cili në përurimin e rrethit pranë poliklinikës së Çairit, tha se Komuna e Çairit nuk ka investuar aspak për ndërtimin e këtij rreth rrotullimi”, deklaroi Ganiu, duke vlerësuar se Shilegov është i painteresuar për kërkesat e Çairit.

Në promovimin e përfundimit të punimeve sot, për dallim nga promovimi i fillimit të punimeve, nuk mori pjesë kryetari Ganiu,  i cili tashmë një javë është në izolim, pasi një i afërm kishte rezultuar pozitiv, për të rezultuar edhe ai pastaj në testim si pozitiv.

Ndryshe, punimet për këtë rrethrrotullim zgjatën 4-5 muaj, përkundër asaj se ishte premtuar se do të përfundojnë për  2 muaj.

Continue Reading

Previous: Zelanda e Re me zero raste aktive, heq masat kundër koronavirusit
Next: Panovski: Komisioni për sëmundje infektive duket se ka pasur urdhër për të vepruar

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 19 orë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 19 orë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 4 ditë ago

TË FUNDIT

28F6236B-2C28-4750-B2D8-C96FD6FA14F4 Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, mund të fusë vendin në krizë

Zgjedhja e Presidentit në Kosovë, mund të fusë vendin në krizë

besimi-iiiiii Besimi: Kriza ekonomike përfundon edhe sipas skenarit pesimist

Besimi: Kriza ekonomike përfundon edhe sipas skenarit pesimist

IMG_25022021_115328_800_x_450_pixel Shenjat që tregojnë se po i lani flokët më shpesh seç duhet

Shenjat që tregojnë se po i lani flokët më shpesh seç duhet

fes-krkrkr Çfarë është dhe si festohet Festivali kinez i Fenerëve të Pranverës?

Çfarë është dhe si festohet Festivali kinez i Fenerëve të Pranverës?

1581675528_EdiRama800x450 Sondazhi, PS fiton me 49.5%, kurse PD-LSI 44.4%

Sondazhi, PS fiton me 49.5%, kurse PD-LSI 44.4%

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.