Garat në matematikë, mungesa e testeve në shqip

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2023 19:56

Garat në matematikë, mungesa e testeve në shqip

Filloristët shqiptar të Butelit të cilët nuk arritën të marrin pjesë në garat komunale në lëndën e matematikës për shkak të mungesës së testeve në gjuhën shqipe do të vazhdojnë pjesëmarrjen direkt në garat rajonale të cilat do të mbahen në muajin mars. Kjo u bë e ditur nga kryetari i Lidhjes së matematikanëve, Gjorgji Markovski në shenjë kompensimi për humbjet që pësuan nxënësit.

“Vlerësoj se propozimi më fer është që të gjithë nxënësit të plasohen në garat rajonale dhe atje ti tregojnë njohuritë që kanë arritur gjatë përgatitjeve. Kam njoftuar një nga shkollat dhe pres përgjigje sot ose nesër nëse do ta pranojnë këtë propozim. Më pas, më këtë propozim do të njoftojmë këshillin drejtues dhe do të vendosim. Ky është propozim vetëm i imi, jo zyrtar akoma. Nesër dhe pasnesër mund të dihet”, deklaroi Gjorgji Markovski, kryetar i Lidhjes së matematikantëve të Maqedonisë.

Me këtë propozim tashmë janë njoftuar edhe drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit dhe prindërit e nxënësve që ishin kandidat në garat e matematikës. Sipas mësimdhënësve që kontaktoi Alsat, vendimi nëse do të pranohet ose jo ky propozim do të bëhet i ditur nesër pas mbajtjes së mbledhjeve me prindërit. Sipas Markovskit, vonesa e testeve në gjuhën shqipe nuk ishte e qëllimshme por e njëjta u bë për shkak të vonesës së dërgesës përmes kargos. Gjithashtu, Markovski tha se testet në gjuhën shqipe ishin dërguar edhe në formën elektronike por nuk u printuan me kohë për shkak të problemeve teknike.

Më 4 shkurt, dhjetëra nxënës të komunës së Butelit nga klasa e pestë e deri atë të nëntë bojkotuan garat komunale të matematikës për shkak se testet ishin vetëm në gjuhën maqedonase. Për pjesëmarrje në gara çdo nxënës kishte paguar 300 deri në 500 denarë.

Mësimdhënësit dhe prindërit e nxënësve dyshojnë për veprim të qëllimshëm, që sipas tyre privon fëmijët e tyre nga testimit në gjuhën amtare. /alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2023 19:56

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare