Gardhet në Europë, italianët protestojnë kundër “murit” austriak

Gardhet në Europë, italianët protestojnë kundër “murit” austriak

Ajo që nisi si një protestë kundër ngritjes së gardhit ndërmdjet Austrisë dhe Italisë, përfundoi në një demonstratë të dhunshme. Qindra vetë u mblodhën për t’i thënë “Jo” vendimit të Austrisë, që kërkon të mbyllë rrugën që përdorin refugjatët për t’iu drejtuar Europës veriore.

Protestuesit mbanin në duar pankarta, ku shkruhej “Hapni  kufijtë”, ndërsa mbanin veshur maska kundërgazi.

Ata u përballën me rezistencën e policisë, e cila përdori gazin lotsjellës dhe bombat molotov për të shpërndarë turmën. Dy policë mbetën të plagosur rëndë, ndërsa dhjetëra demonstrues u arrestuan.

Gazeta italiane “Corriera della Sera” raportoi se, protesta ishte organizuar nga një grup anarkist, nga Trentino e Italisë veriore, teksa pritet që asaj t’i bashkohen edhe demonstrues nga jashtë.

Protesta ndodhi paralelisht, ndërsa në Gjermani marshuesit e ekstremit të djathtë kërkuan dorëheqjen e Kancelares Angela Merkel, për politikën e dyerve të hapura për refugjatët. Ata u mblodhën jashtë stacionit qendror hekurudhor të Berlinit, ndërsa mbanin flamuj gjermanë dhe postera, ku shkruhej “Islamikët nuk janë të mirëpritur”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 8, 2016 19:55

REKLAMA