Garë vrapimi në Shkup me rastin e Javës së NATO-s
Në parkun e Qytetit në Shkup, u mbajt gara e vrapimit NATO e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Armata, Këshilli Euro-Atlantik dhe Federata e Atletikës me rastin e Javës së NATO-s dhe 70-vjetorit të themelimit të Aleancës, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbi 270 pjesëmarrës vrapuan në shtegun e gjatë tre dhe pesë kilometra, ku tre më të mirët në dy shtigjet, do të shpërblehen me pjesëmarrje në një maratonë ndërkombëtare jashtë vendit.
Bashkë me qytetarët vrapuan edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Vasko Gjurçinovski, ambasador i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, koloneli Zoran Jankoviq dhe të tjerë.