Gashi kërkon të shkarkohen këshilltarët e diskutueshëm në Fondin Pensional

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Tetor, 2022 16:19

Gashi kërkon të shkarkohen këshilltarët e diskutueshëm në Fondin Pensional

Katër ditë pasi u publikua storja e Klan Maqedoni për këshilltarët e Drejtorit të Fondit pensional, vjen edhe reagimi konkret nga Kryetar i partisë që e emëroi Bexhetin në këtë pozitë.

Në takimin që pati sot me Bexhetin, Afrim Gashi ka kërkuar që të lirohen nga detyra këshilltarët për të cilët Klan Maqedonia hapi dilema se angazhimi i tyre është diskutabil.

“Për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj opinionit, si dhe mundësisë së interpretimit të përzgjedhjes së tyre me nota nepotizmi, kërkova nga Drejtori që këshilltarët e apostrofuar t’i lirojë nga detyra. Drejtori Bexheti e pranoi me mirëkuptim këtë kërkesë dhe besoj se së shpejti do ta realizojë”, ka thënë Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Ditë më parë, opinioni u njoftua me këshilltarët e Dritan Bexhetit, e emrat që tërhoqën më shumë vëmendje ishin Bekim Nuhiu dhe Jusuf Abduli. Njëri për shkak të lidhjeve familjare me drejtorin e tjetri për shkak se pozita e tij si këshilltarë dhe në të njëjtën kohë edhe profesor i fizkulturës vinte në dyshim kontributin që ai mund ta jep në një institucion si Fondi pensional./KlanMacedonia

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Tetor, 2022 16:19

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare