Gashi: Me BDI na bashkon interesi i shqiptarëve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Dhjetor, 2021 13:48

Gashi: Me BDI na bashkon interesi i shqiptarëve

Alternativa është subjekti i fundit që hyn në koalicionin qeverisës të Maqedonisë së Veriut. Pas dështimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Zaev dhe daljes së Lëvizjes Besa nga koalicioni, Alternativa rikthehu shumicën në anën e Socialdemokratëve. Kryetari i kësaj partie, Afrim Gashi, tha se nuk kanë dashur të luajnë kumar me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, ndërsa për partnerin qeverisës BDI thotë se i bashkon interesi për shqiptarët.

Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i partisë Alternativa, e cila me 4 deputetë te saj pritet të bëjë 64 numra të shumicës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, thotë se partia e tij është parë si çelës për zgjidhjen e krizës politike e cila do të sillte pasoja të tjera në zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë që po vë veton për anëtarësim në BE, për problemet me energjinë dhe pandeminë.

Gashi: Alternativa u ftua si çelësi qe mund të zgjidh krizën politike

“Ne kemi qenë një parti e cila ka tentuar ta bëjë një shumicë të re, nuk ka ndodhur ajo dhe kjo ka qenë e provokuar prej një partie tjetër, kur nuk ndodhi ne u gjetëm si alternativë e ftuar si çelësi që mund ta zgjidh këtë krizë. Ashtu ndodhi, me hyrjen tonë në qeveri u pastruan këto dilema, kemi një shumicë të re me 64 deputetë dhe shteti po sheh drejt vitit 2022 në tentativat që t’i zgjidh këto krizat energjetike e shëndetësore por ajo që është shumë e rëndësishme është që jemi shumë afër hapjes se negociatave me BE-në, janari, shkurti apo fillimi i marsit janë muajt që vërtetë janë shumë vendimtarë për ne, çelja e negociatave për ne do të ishte një lajm brilant. Andaj mendoj që Alternativa nuk deshi qe ta vendosë në bixhoz ketë mundësi të madhe, edhe për shtetin, edhe për shqiptarët, edhe për rajonin”, thotë kryetari i Alternativës.

Pas zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, vendi shkoi drejt një krizë të re politike. Mocioni i mosbesimit, të cilën e mbështeti edhe Alternativa, dështoi. Pas largimit të Lëvizjes Besa nga koalicioni, në Kuvend shumica dhe opozita u barazuan me numra 60-60.

Kjo bëri që kreu tashmë i dorëhequr i socialdemokratëve, Zoran Zaev të ftojë Alternativën dhe të nisin bisedimet që do të zgjasnin tri javë në mënyrë që të sigurohen numrat dhe LSDM të vijojë të qeverisë me vendin.

Gashi: Nga mesi i janarit pritet të votohet qeveria e re

“Numrat në parlament mbeten 60-60, kjo implikonte një situatë të re aq më tepër kur në bisedimet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë kur pritet hapja e negociatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian kërkohej një qeveri stabile në Maqedoninë e Veriut. Kishte një kërkesë shumë të madhe që qeveria të vazhdojë të funksionojë dhe t’i jepet mundësi tejkalimit të kësaj bllokade të Bullgarisë që ia bën Maqedonisë dhe Shqipërisë, prandaj Alternativa e gjetur në mes të këtyre opsioneve të qëndrojë në opozitë apo t’i jap krahë këtij procesi që do ta ndihmonte edhe stabilitetin regjional, edhe Shqipërinë, edhe Maqedoninë, vendosi që të bëhet pjesë e shumicës. Ne i kemi katër deputetë dhe ne presim që qeveria e re që do të votohet nga mesi i janarit presim që do të ketë 64 numra”, thotë Gashi.

Kryetari i Alternativës, parti kjo që ishte kundër BDI-së në pushtet, thotë se do të jenë në qeverisje edhe me partinë e Ali Ahmetit dhe se përfshirja e Alternativës në ekzekutiv nuk është betejë e brendshme në mes të shqiptarëve, por do të punojnë për interesat e shqiptarëve.

Gashi: Me BDI-në jemi subjekte në oponencë por interesat e shqiptarëve janë të përbashkëta

“Ne kryesisht negociatat i kemi zhvilluar me Partinë Socialdemokrate maqedonase, por kam pasur takime edhe me zotin Ahmeti që është parti tjetër shqiptare në qeveri me të cilin kam dashur që të mos shihet kjo kyçja jonë në qeveri si një betejë e brendshme brenda shqiptarëve. Ne jemi dy subjekte në oponencë me njëra-tjetrën, por ka shumë punë të shqiptarëve qe kanë interesa te përbashkëta. Andaj tentativa ime është që të mos kemi betejë te brendshme dhe të bllokojmë njëra-tjetrën sepse në fund të fundit do t’ia pamundësojmë funksionimin edhe njëra-tjetrës dhe kjo shkon në llogari të qytetarit. Ne duam t’i shërbejmë qytetarit, shqiptarëve, dhe duam të kemi raporte korrekte me të gjitha subjektet, jo vetëm me ata në pozitë por edhe me partitë shqiptare në opozitë mundohemi të ruajmë raporte korrekte për shkak se megjithatë ne jemi në një shtet multietnik dhe realizimi etnik i shqiptarëve në Maqedoni në aspektin juridiko-kushtetues nuk është se ka mbaruar plotësisht”, thotë kryetari i Alternativës.

Në shtetin fqinj pritet në deri në mesin e janarit të formohet qeveria e re në krye me Dimitar Kovaçevskin e LSDM-së, pasi Zoran Zaev dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe ai i kryetarit të partisë për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale.

Në qeverinë e re ku pritet të jenë LSDM, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Alternativa, kjo e fundit do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Shoqërisë Informative dhe Ministrinë për Diasporën.

Përveç kësaj, Gashi thotë se në qeveri po hyjnë me kërkesa konkrete.

Gashi: Pjesë e qeverisë me kërkesa të nënshkruara publikisht

“Për herë të parë një parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut bëhet pjesë e shumicës me kërkesa politike taksativisht të numëruara, të shkruara dhe të nënshkruara para publikut. […] E para është çështja e gatishmërisë, përpjekjes maksimale që shteti të debllokojë vendin në integrimet evropiane. E dyta ka të bëjë me një çështje që është shumë vendimtare për shqiptarët e Maqedonisë, dhe ajo ka të bëjë me masat e montuara politike apo ne kemi quajtur ‘masat e implikuara politikisht’, janë disa raste që me dekada sillen nëpër gjykata të Maqedonisë, shqiptarët asnjëherë nuk i kanë pranuar si të tilla për shkak se kemi gjykuar që ka elemente politike dhe të montimit politik në ato raste, rastet ‘Monstra’, rasti i Kumanovës, rasti i Albinit të vogël dhe rasti i Rexhai Qerimit, rastet që ne do të kërkojmë nga Komisioni Evropian, Qeveria e Maqedonisë që të dërgohen një grup i ekspertëve të hulumtojnë dhe hetojnë rastet”, thotë Gashi.

Gjithashtu Gashi thotë se e kanë kushtëzuar ekzekutivin që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike më shumë se 20% brenda vitit 2022.

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e qeverisë së re cila pritet të votohet në mesin e janarit të vitit 2022.

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare