Gashi: U bëmë pjesë e qeverisë në momentet më historike për vendin

Desk
By Desk March 4, 2020 21:13

Gashi: U bëmë pjesë e qeverisë në momentet më historike për vendin

Sonte, në emisionin “Studio e Hapur” në TV Shenja, i ftuar ka qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi. Me këtë rast ai tha: “Aspak nuk ka qenë e lehtë për ne, por ishin momente vendimtare që ne të bëhemi pjesë e qeverisë – shkaku i çështjeve tematike, siç janë Marrëveshja e Prespës dhe proceset integruese”.

Ai shtoi se: “Ne me sektorët ku kemi udhëhequr në qeveri kemi dëshmuar se ne mundemi të udhëheqim pa korrupsion, pa skandale, pra kemi dëshmuar se dimë të udhëheqim profesionalisht e jo vetëm të kritikojmë”, ka përfunduar Gashi.

Ai më tej ka shtuar se: “Në çështjet e brendshme shtetërore problemi kryesor ka mbetur sistemi i drejtësisë, ku besoj se qeveria dështoi keq. Pavarësisht kësaj, një vlerësim nga Komisioni Europain do të ishte si një zgjatje e dorës për ne”.

Desk
By Desk March 4, 2020 21:13