Gastronomët: Kufizimet janë të kota, nëse nuk respektohen

Desk
By Desk October 20, 2020 17:33

Gastronomët: Kufizimet janë të kota, nëse nuk respektohen

Shkurtimi i orëve të punës në objektet gastronomike nuk do të funksionojë, nëse respektohet në mënyrë selektive, siç ka qenë rasti deri më tani. Nga Oda e Gastronomëve thonë se ata janë të vetëdijshëm për gjendjen shëndetësore, por ata apelojnë që ndryshimet e shpeshta të rregullave të lojës nuk janë të dobishme për askënd. Kërkojnë nga autoritetet largpamësi në punën e tyre. Ata janë për protokolle strikte, por ata thonë se pa i respektuar të gjithë, nuk do të ketë efekt.

“Qëllimi është që protokollet të respektohen. Nëse protokollet do të respektoheshin, ahengje të tilla dhe gjithçka tjetër që pamë nëpër media, nuk do të ekzistonin. Duhet të respektohen. Kufizimi nuk do të funksionojë nëse nuk respektohet- deklaroi Martin Angellovski- Oda e Gastronomëve.

Ulja e orëve të punës së lokaleve është masë parandaluese. Kjo do të zbatohet vetëm për gastronominë kurse kompetentët thonë se qeveria do të punojë për të siguruar se bizneset nuk do të mbyllen plotësisht.

Qëndrimi i ekspertëve është se ekonomia nuk guxon të lejojë karantinë të re.

“Ekspertët tashmë kanë paralajmëruar se nuk duhet të ketë mbyllje të re të bizneseve. Sipas tyre, ekonomia është në prag të kolapsit dhe nëse ka karantinë të re, do të jetë një shuarje e ekonomisë. Këshilla nga ekspertët është të gjenden module në mënyrë se si në këtë kohë pandemie dhe numrit të shtuar të të infektuar, sektori privat të funksionojë”

Shumica e të sapo infektuarve janë persona deri në 40 vjeç. Dyshimet janë se ata u infektuan në ambientet e objekteve hotelierike ose në ahengje. Inspektorati i Tregut tashmë ka njoftuar se do të kryejë inspektime të intensifikuara.

Desk
By Desk October 20, 2020 17:33