Gati Qeveria LSDM-BESA-BDI dhe PDSH. Kryeministër shqiptar do të ketë

Gati Qeveria LSDM-BESA-BDI dhe PDSH. Kryeministër shqiptar do të ketë

Kornizat e bashkëpunimit qeveritar për katër vitet e ardhshme tashmë janë vendosur. Gazeta KOHA merr vesh se koalicioni LSDM-BESA do të kenë partner koalicioni BDI-në e Ali Ahmetit, ndërsa pjesë e Qeverisë do të jetë edhe Menduh Thaçi.

Me këtë, shumica parlamentare do të ketë 62 deputetë.

Zyrtarë nga dy partitë politike konfirmojnë për KOHA se formalizimi i koalicionit do të bëhet pas 4 gushtit, kur pritet që Zoran Zaevi, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami në takim publik të zyrtarizojnë Qeverinë e ardhshme.
KOHA gjithashtu merr vesh se është arritur edhe pajtimi për kryeministrin, ndërsa do të jetë 3 vjet me 1 për LSDM-në. Ka mbetur të diskutohet vetëm koha se cila parti do të ketë kryeministrin vitin e parë, thonë për gazetën KOHA zyrtarë të lartë nga të dyja partitë.

Ndryshe, ditët e fundit faktori ndërkombëtar insistonte në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, ndërsa në mënyrë direkte aludonin në vazhdimi e rrugës proevropiane, si dhe në Qeveri stabile. (koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Korrik, 2020 18:42

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.