Gattuso në dyshim për të ardhmen: Nuk e di ç’mendon klubi!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 27, 2019 21:24

Gattuso në dyshim për të ardhmen: Nuk e di ç’mendon klubi!

Milan e mbylli kampionatin me 68 pikë, diçka që nuk ndodhte nga sezoni 2012-2013, por nuk mjaftuan për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm. Pas fitores 2-3 në fushën e SPAL-it, trajneri kuqezi, Rino Gattuso, u shpreh:

“Falënderova skuadrën për atë që më dha. Për mënyrën sesi shkoi sezoni, sigurisht që ka keqardhje. Vendi i pestë në dhemb, por kemi zhvilluar një garë të mirë. Kjo skuadër, me disa rregullime të vogla mund të bëjë gjëra të mëdha.”

Gjithsesi, për të ardhmen e tij, Gattuso nuk është ende i qartë.

“Ditët në vazhdim do të takohem me drejtuesit. Mendoj se diçka të bukur e kemi bërë, përtej disa gabimeve të vogla. Nuk njoh trajnerë pa gabime, për mua sezoni ka qenë mjaft pozitiv, megjithatë vlerësimet i japin drejtuesit. Në përgjithësi puna ka qenë e mirë, por jemi të hidhëruar për pikët e lëna dhe lojën jo të mirë në disa ndeshje gjatë muajve të fundit. Vlerësimi im në këtë rast nuk vlen, dua të di çfarë mendojnë drejtuesit.”

Trajneri i “Djallit” tregon se 18 muajt në krye të skuadrës kanë qenë të vështirë, sidomos nga ana psikologjike.

“Kam fjetur pak dhe mendërisht jam bërë copash. E ndiej shumë përgjegjësinë e drejtimit të Milanit për të gjithë të kaluarën time.”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 27, 2019 21:24