Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Yjet
  • Gazetari i BBC-së e bindi Princeshë Dianën për intervistë

Gazetari i BBC-së e bindi Princeshë Dianën për intervistë

Redaksia

Gazetari i famshëm i Panorama, Martin Bashir, thuhet se i tregoi Princeshës Diana një vërtetim të rremë aborti të dados së saj, Tiggy Legge-Bourke. Kjo ishte një përpjekje joetike e tij për të bindur princeshën të jepte intervistën e famshme.

Sipas Daily Mail, Diana besonte se Princi Charles kishte një lidhje me Tiggyn dhe dyshonte se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e Charlesit. Daily Mail raporton se për këtë çështje u nis një hetim nga sekretari privat i Mbretëreshës (dhe kunati i Dianës), Sir Robert Fellowes.

Ky lajm shqetësues duket se është zbuluar gjatë një hetimi të pavarur për intervistën e vitit 1995 të Dianas me Bashir, i cili – sipas një raporti të Sunday Times – krijoi gjithashtu vërtetime bankare të rreme për të manipuluar vëllain e Dianas që ta ndihmonte në negocimin e intervistës.

Gjykatësi Lord Dyson po zhvillon hetimin dhe thuhet se ka intervistuar 17 dëshmitarë.

Zbulimet e tij do të publikohen në muajt e ardhshëm, dhe sipas burimeve për Daily Mail, ato përfshijnë prova që Diana ndryshoi mendim për intervistën disa ditë para xhirimeve – dhe se vërtetimi i falsifikuar i abortit e ndihmoi atë ta bindte për të vazhduar me intervistën.

Princi William lëshoi një deklaratë të rrallë publike në lidhje me intervistën në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë:

“Hetimi i pavarur është një hap në drejtimin e duhur. Kjo duhet të ndihmojë në përcaktimin e së vërtetës pas veprimeve që çuan në intervistën me Panorama dhe vendimet pasuese të marra nga BBC në atë kohë.”

Ndërkohë, një zëdhënës për BBC tha për People se: “Martin nuk do të bëjë ndonjë koment publik ndërsa hetimi po vazhdon. BBC nuk ka asnjë koment për të bërë në lidhje me këtë.”

Continue Reading

Previous: Kim Kardashian tregon se asaj ndonjëherë i duhet një ditë vetëm për veten
Next: Çfarë ndodhi me dasmën e Shpatit dhe Selvijes?

Të ngjashme

LONDON - JULY 10:  Prince Edward, Earl of Wessex and Prince Philp, Duke of Edinburgh watch the flypast over the Mall of British and US World War II aircraft from the balcony of Buckingham Palace on National Commemoration Day, July 10, 2005, in London, England. (Photo by Anwar Hussein/Getty Images) Princi Edward do të trashëgojë titullin e Princ Filipit

Princi Edward do të trashëgojë titullin e Princ Filipit

Redaksia
Noizy-780x439 “FREESTYLE” nga Noizy pëlqehet në masë të madhe, pushton top listat e Italisë

“FREESTYLE” nga Noizy pëlqehet në masë të madhe, pushton top listat e Italisë

Redaksia
2 “Beteja” mes Tyson dhe Schwarzenegger zhvendoset në një tjetër sport

“Beteja” mes Tyson dhe Schwarzenegger zhvendoset në një tjetër sport

Redaksia

TË FUNDIT

11 Rama jep lajmin e mirë: Edhe 208 mijë vaksina të tjera mbërrijnë në Rinas

Rama jep lajmin e mirë: Edhe 208 mijë vaksina të tjera mbërrijnë në Rinas

46607 Emmanuel Mcron: Franca qëndron në përkrah të Kosovës në përballimin e sfidave

Emmanuel Mcron: Franca qëndron në përkrah të Kosovës në përballimin e sfidave

2 Osmani, ambasadores së Francës: Presim mbështetje për liberalizimin e vizave

Osmani, ambasadores së Francës: Presim mbështetje për liberalizimin e vizave

1 Gjermania konfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për sigurimin e vaksinave

Gjermania konfirmon mbështetjen ndaj Kosovës për sigurimin e vaksinave

FB_IMG_1618848638406-696x449 Liderët fetarë takohen me Ministrin Filipçe

Liderët fetarë takohen me Ministrin Filipçe


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.