Gazetari italian Geizer: Profili im është hakuar, Zaev provon të marrë listën e emrave
Profili im në Facebook është hakuar. Që nga 9 gusht, janë hapur disa profile false. Asnjë nga profilet e reja nuk është i imi. Kjo është një kurth. Dikush po mundohet të gjuajë kundërshtarët e qeverisë, tha Laris Geizer, gazetar për të përditshmen italiane La Verita, ku u publikuan në Maqedoni disa video dhe pamjet audio të çështjes “Reket”, përcjell FLAKA.
“Kjo është një kurth klasik me të cilin autoritetet maqedonase përpiqen të marrin më lehtë emrat e kundërshtarëve të saj, njerëzve të opozitës. Këto janë disa profile të rreme përmes të cilave kryeministri maqedonas Zoran Zaev dëshiron të dalë me një listë emrash më lehtë”, thotë Geizer. FLAKA