Gazetaria profesionale është e mirë publike e cila nuk guxon të kufizohet

Desk
By Desk May 3, 2020 15:25

Gazetaria profesionale është e mirë publike e cila nuk guxon të kufizohet

Gazetaria profesionale është e mirë publike e cila nuk guxon të kufizohet, porosisin nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SGPM) dhe nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

“Duke e shënuar Ditën botërore për liri të mediave – 3 maj, sot, më shumë se kurrë u bë e qartë vlera e gazetarisë së pavarur dhe profesionale. Kriza e shkaktuar nga Kovid-19 i hodhi në majë parakushtet për demokraci funksionale dhe kjo është se gazetaria duhet të trajtohet si e mirë publike, ndërsa rrjedha e informatave nuk guxon të kufizohet. Gazetaria përgjegjëse dhe profesionale pikërisht në këtë situatë të krizës u tregua si e rëndësishme në informimin e qytetarëve”, thonë nga SGPM dhe SHGM.

Bëjnë thirrje në solidaritet dhe mbështetje, para se gjithash nga opinioni, për gazetarët dhe punonjësit mediatik të cilët në dy muajt e fundit përballen me sfida të mëdha shëndetësore, të sigurisë, financiare por edhe etike, në përpjekjen që me rregull dhe në kohë të informojnë për ngjarjet e lidhura me pandeminë.

“Përkujtojmë se lufta kundër dezinformatave të cilat u treguan si veçanërisht të mbrojtura në kohë të tilla është i mundur vetëm me prodhimin e informatave të sakta dhe objektive dhe punën transparente të Qeverisë dhe institucioneve tjera publike. E potencojmë deklaratën për liri të shprehjes dhe informimin në kohë të krizës nga Komiteti i ekspertëve për mjedis mediatik dhe reforma pranë Këshillit të Evropës në të cilin theksohet roli i gazetarisë profesionale dhe mediave të pavarura, nevoja e “vëmendjes speciale të sigurimit të kushteve përkatëse për punën e gazetarëve, duke e përfshirë edhe mbrojtjen shëndetësore për çdo detyrë të lidhur me koronavirusin”, citojnë nga SPGM dhe SHGM.

Sipas tyre, vendi i 92-të në raportin e “Reporterë pa kufij” edhe pse është përparim i vogël, ende është pozitë zhgënjyese dhe për atë përkujtojnë në kërkesat e viteve të kaluara me rastin e Ditës botërore për liri të mediave, përkatësisht reformat themelore në sektorin mediatik me qëllim të vendosjes së kushteve për punë të gazetarëve dhe punonjësve mediatik përmes të cilëve mund të krijohet ambient për kryerjen e detyrave të tyre pa shtypje, shantazhe dhe brengë për gjendjen e tyre ekonomike-sociale.

“Potencojmë se zvogëlimet e paralajmëruara të pagave, ose zvogëlimi i kuadros në disa media është e palejueshme, veçanërisht në kushte kur më shumë se kurrë nevojitet gazetaria dhe mediat ta luajnë rolin e tyre të rojtarit të interesit publik. Pa liri të shprehjes, media të lira dhe kritike nuk është e mundur vendosja e demokracisë funksionale, por edhe tejkalimi i krizave si pandemi aktuale”, theksojnë nga SPGM dhe SHGM.

Desk
By Desk May 3, 2020 15:25